Autoritetet izraelite kanë arrestuar një burrë që e kishte vrarë vajzën e tij adoleshente, pasi kishte zbuluar se e bija ishte në lidhje me një djalë musliman. Babai ishte i fesë së krishterë, dhe mohonte kategorikisht këtë lidhje.
Siç raportohet në gazetën izraelite Haaretz, Sami Karra akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 17-vjeçare Henriette, pasi vajza u largua nga shtëpia, për shkak të kundërshtimit të familjes ndaj romancës së saj me një musliman.
Ajo thuhet se u largua nga shtëpia dy javë para se të vdiste, pasi familja e kërcënonte me vdekje.
Pasi ajo kishte lënë shtëpinë e familjes, ajo u fsheh në shtëpinë e nënës së të dashurit të saj. Familja e saj vazhdoi të përdorte kërcënime, këtë herë kundër nënës së tij, në përpjekje për ta kthyer në shtëpi.
Më pas, ajo kishte qëndruar edhe në shtëpinë e një shoku.
Ditën kur ajo vdiq, ajo i tha një të afërmi sepo planifikonte të konvertohej në Islam, lajm i cili i mbërrijti babait të Henriette, dhe ishte i mjaftueshëm për ta kryer aktin barbar ndaj së bijës. /MESAZHI/