Vret aksidentalisht xhaxhain

Rreth orës 16:15 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën ‘Kukësi’ ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit dhe se një qytetar është plagosur rënd i cili ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor mirëpo sipas mjekëve, viktima nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton policia.

Sipas PK-së, dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre kishin dalë në një livadh afër shtëpisë së tyre për të shtjer me armë zjarri dhe me vete kishin marrë dy pistoleta.

Gjatë manipulimit të pasigurt, dyshohet se i dyshuari E. Sh. i vitlindjes 1996, nga pakujdesia e ka shkrehur një plumb në drejtim të xhaxhait të tij i cili rezultoi të ishte fatal.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta të llojit dhe kalibrit të panjohur, katërmbëdhjetë fishekë të kalibrave dhe llojeve të ndryshëm, tri gëzhoja dhe pas bastisjes së shtëpisë së personave të dyshuar është sekuestruar edhe një pushkë gjahu.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi ndërsa i dyshuari ndalët në masën e arrestit policor.