Vrasje në Tiranë, konflikti nisi për shkak të këngëtares Elvana Gjata

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në Tiranë.  Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se konflikti i armatosur ka ndodhur pas një debati momental.

Burimet thonë se tre personat që u qëlluan me armë kanë ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata e cila më pas është shoqëruar në komisariat.

Një veprim i tillë ka shkaktuar dhe ndezjen e debatit, ndërsa personi që ka qëlluar me armë është Merviol Bilo, një efektiv i forcave komando, ekspert në përdorimin e armëve.

Mësohet se ai i është afruar tavolinës dhe menjëherë ka nxjerrë armën duke i qëlluar.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha, i cili mësohet se ka qenë në kërkim prej policisë.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur 36-vjeçari Ervis Martinaj dhe 28-vjeçari Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ku ndodhi perplasja?

Përplasja mësohet se ka ndodhur në një nga lokalet e njohura në qendër të kryeqytetit në një ambient të veçuar. Madje mësohet se në lokal nuk ka pasur kamera duke shmangur filmimet pasi frekuentohej prej personazheve të njohura.

Pas ngjarjes zona e ish-bllokut është blinduar nga forcat e policisë. Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja armësh, si dhe tre armë zjarri tip “Glock”.

Po ashtu masa shtesë janë vendosur dhe në zonën e Spitalit të Traumës ku i plagosuri Hato, po merr mjekim. Për zbardhjen e ngjarjes policia ka shoqëruar mbi 20 persona.

Te plagosurit me plage ne goje dhe qafe

Mësohet se në zonën e Kopshtit Botanik është gjetur dhe një motor i braktisur. Eljon Hato ka një plumb në gojë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës. Ervis Martinajka një plagë në qafë dhe ndodhet i shtruar në një spital privat.

Kush jane viktimat? –

Për t’iu shmangur forcave të rendit, Fabiol Gaxha (viktima) përdorte kartën e të vëllait ndaj dhe fillimisht u raportua se se i ekzekutuari ishte Rigers Gaxha. Nga ana tjetër Ervis Martinaj është një personazh i njohur për policinë. Ai ishte dënuar me 1 vit e katër muaj burgim, në akuzën e bashkëpunimit të vrasjes së Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Linzës në Tiranë, (nentor 2015)  pas një debati për çështje banale.