Ballina Arritje Teknologji “Vrasje në shkollë”, dënohet loja që nxit akte dhune

“Vrasje në shkollë”, dënohet loja që nxit akte dhune

Një lojë ku qëllohet me armë në shkollë është hequr nga dyqani online i Steam para se të dalë në treg. Titulli ishte kritikuar nga prindërit e viktimave që kanë humbur jetën nga të shtënat në shkolla dhe u ngrit një peticion online që kundërshtonte krijimin e lojës dhe tërhoqi më shumë se 180,000 nënshkrime.

Pronari i Steam, Valve, tha se kishte hequr lojën sepse krijuesi i saj kishte bërë tematikë sjelljen e keqe në shkollë pasi kishte përjetuar dicka të tillë, por e ka mohuar këtë gjë.

Loja Active Shooter mori vëmendje pasi BBC zbuloi se një fondacion bamirës anti-armës e kishte përshkruar si ‘të tmerrshme’.

CNN raportoi se familjet e dy studentëve që u vranë në gjimnazin e Parkland në muajin shkurt kanë thënë se është lojë përbuzëse dhe e frikshme. Ka patur dhe zyrtarë amerikanë që kanë reaguar duke shtuar se krijuesi i lojës duhet të ndihet i turpëruar.

Exit mobile version