Ballina Lajmet Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, P.V., rreth 50 -vjeç.

Autori i vrasjes është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima prej një muaji ishte kthyer nga Anglia. Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Exit mobile version