Vrasja në Vushtrri ndodhi për “motive të ulëta”

Vrasja e të riut Kujtim Meholli, nga Vushtrria, ka filluar të zbardhet nga policia. Sipas të dhënave të fundit që autoritetet ia kanë konfirmuar Klan Kosovës, ngjarja e rëndë lidhet me motive të ulëta.

Gruaja e arrestuar me inicialet R.Xh. nga Vushtrria, e cila ishte e martuar me dorasin tjetër L.A nga Prizreni, kishte gisht ne vrasjen e viktimes, konfirmojne autoritetet.

Familja e L.A pretendon të mos dijë asgjë për raportet e djalit dhe nuses me të vrarin, por pranon se me nusen e djalit të tij nuk kishte raporte të afërta familjare. Që të dy dorasit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, ndërsa hetimet policore ende nuk janë mbyllur. /MESAZHI/