Vrasja e ushtarëve turq, ShBA mbështesin Turqinë në mënyrë të plot

Përfaqësuesja e Përhershëme e SHBA-së në OKB, Kelly Craft deklaroi se “Mbështesim Turqinë në mënyrë të plotë lidhur me çështjen e kundërpërgjigjes ndaj sulmeve jolegjitime që rezultuan me vdekjen e ushtarëve të saj”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e saj në takimin emergjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u zhvillua për të diskutuar mbi tensionet në rritje në Idlib të Sirisë, Craft ka folur lidhur me sulmin e kryer ndaj ushtarëve turq në Idlib i cili rezultoi me martirizimin e 33 ushtarëve.

“SHBA dënon në mënyrën më të fuqishme sulmin ndaj njësive turke. Këto sulme janë plotësisht jolegjitime, të pakuptimtë dhe në mënyrë barbare”, tha Craft.

Ajo shprehu ngushëllime për familjet dhe të afërmit e ushtarëve të martirizuar në sulm. “Në ditët e sotme, SHBA-ja nuk do të ngurrojë të vazhdojë angazhimin e saj ndaj aleatit të NATO-s, Turqisë. Mbështetja jonë për Turqinë është e plotë lidhur me çështjen e kundërpërgjigjes ndaj sulmeve jolegjitime që u kryen ndaj pikave të saj të vëzhgimit dhe që rezultuan me vdekjen e ushtarëve të saj”, tha Craft.

– “Edhe sa foshnje duhet të humbin jetën duke u ngrirë nga i ftohti?”

Craft bëri thirrje për një armëpushim emergjent, të përhershëm dhe të vërtetueshëm në veriperëndim të Sirisë. “I bëjmë thirrje Rusisë që të ulë menjëherë në tokë avionët e saj luftarakë. Gjithashtu ftojmë forcat siriane dhe mbështetësin e saj Rusinë që të tërhiqen në kufijtë e marrëveshjes së armëpushimit të përcaktuar në vitin 2018”, shtoi Craft.

Duke vënë në dukje situatën humanitare në Siri, Craft tha: “Po ju pyes sërish, a do të qëndrojmë të ulur duke i shikuar këto ngjarje? Do të heshtim? Apo do t’u dërgojmë ndihmë këtyre njerëzve? Edhe sa foshnje duhet të humbin jetën duke u ngrirë nga i ftohti, para se ne të ngremë zërin dhe të themi mjaft tashmë'”?.