Ballina Autorë Opinione “Vrasja e palestinezëve është kthyer tashmë në art dhe sport argëtues për...

“Vrasja e palestinezëve është kthyer tashmë në art dhe sport argëtues për kriminelët…”

Hoxhë Justinian Topulli

Krimet që bota hipokrite nuk ka dashur kurrë t’i shohë për 75 vjet në Palestinë, sot po u shfaqen para syve në kohë reale në Gaza, duke i treguar mbarë njerëzimit, verbërinë shpirtërore ku kanë degraduar elitat politike të saj, dhe jo vetëm.
Demagogjia e trumbetuar me të madhe për të drejtat e njeriut, demokracinë, lirinë, barazinë, drejtësinë dhe paqen, u shkërmoq si një kala rëre në brigjet e Gazës martire, dhe jo vetëm.
Vrasja e palestinezëve është kthyer tashmë në art dhe sport argëtues për kriminelët sionistë, ndërkohë që videot dhe fotot e tyre bëjnë xhiron e botës, para verbërisë pandemike globale, që bën sehir me gjakun e palestinezëve, por ndërkohë ulërin, çirret e kërcënon për të vetët dhe sidomos kur i preket rehatia e interesave!
Megjithatë, ligji i Zotit dhe historia kanë treguar se nga dhimbjet e mëdha lindin shpresa dhe ndryshime të mëdha, herët ose vonë, kjo do të ndodhë. Rrota e historisë është aq e madhe dhe e përbindshme, sa nuk ka njeri që ta ndalë, ndaj elitat e sotme, herët ose vonë, do të duhet të provojnë, kuptojnë dhe shijojnë të njëjtën përmbysje që kanë parë të tjerët para tyre, sepse asnjëra prej tyre nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë imunitet për t’i shpëtuar ndëshkimit të Zotit, apo historisë.

Exit mobile version