Vrasja e Liridona Ademajt, u vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Këtë e ka konfirmuar për “Tëvë1, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M., G.P., dhe K.K., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 20.12.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve N.M., G.P., dhe K.K., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj për secilin, e cila masë iu llogaritet nga data 24.12.2024 deri më datë 23.02.2025”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Ndryshe, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Edhe pas një viti, Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë derisa janë tre persona të dyshuar për këtë vrasje – në mesin e tyre edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Rastin e 39-vjeçares, Policia e Kosovës fillimisht e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Më 1 dhjetor policia arrestoi bashkëshortin e saj, si i dyshuar për këtë rast.

Pas tij u arrestuan edhe Granit Plava që dyshoi se kreu vrasjen, dhe Kushtrim Kokalla si i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprën penale