Guxim Hadri, i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i ish-drejtori të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, Arbër Hadri.
Duhet përkujtuar që sipas informatave që posedon Indeksonline, motivi i vrasjes së 16 vjeçarit kishte të bënte me një lidhje dashurie.
Viktima e këtij rasti është varrosur gjatë pasdites së sotme në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, ku shumë njerëz ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.