Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Vr’asës serialë”, presidenti Erdoğan kritikon qeverinë iz’raelite për brutalitetin kundër pa’lestinezëve

“Vr’asës serialë”, presidenti Erdoğan kritikon qeverinë iz’raelite për brutalitetin kundër pa’lestinezëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dënoi veprimet e qeverisë izraelite dhe çmoi gratë palestineze për guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre, raporton Anadolu.

“Qeveria e çmendur e (Benjamin) Netanyahu-t po masakron brutalisht dhjetëra gra, fëmijë, të moshuar dhe foshnje çdo ditë, si vrasës serialë që marrin kënaqësi nga vrasja”, tha presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi në Ankara me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Presidenti shprehu gjithashtu admirim për guximin e grave palestineze, duke theksuar forcën e tyre përballë dhunës.

“Në mes të barbarive të kryera nga rrjeti i masakrës, gratë e nderuara të Palestinës po japin një shembull për të gjithë botën dhe të gjitha gratë përmes rezistencës së tyre dinjitoze kundër shtypësit”, shtoi presidenti.

Erdoğan ritheksoi angazhimin e Turqisë për të mbështetur gratë palestineze, duke thënë: “Pavarësisht presioneve të lobit sionist, ne nuk do të hezitojmë të reagojmë dhe të mbrojmë të drejtën tuaj për jetë, e cila është e drejta më themelore”.

Exit mobile version