Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martën do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.
Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet fqinje.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike pritet t’i mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.