Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nga Inciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Betim Osmani, ka votuar në zgjedhjet e sotme.
Osmani pas votimit ka thënë se shpreson që të formohen sa më shpejt institucionet e reja sepse qytetarët për to po kanë shumë nevojë.
“E kreva një obligim qytetar. Shpresoj që shumë shpejt kanë me u formu institucionet e komunës. Qytetarët kanë shumë nevojë për institucione, tash e sa muaj jemi si qytetarë duke hjekë keq për institucione, ka nevojë aq shumë dhe shpresoj që do të arrijmë shumë shpejt me i kriju këto institucione”, tha Osmani para mediave.
Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit. Kandidatët për këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndryshe edhe në këtë komunë sikurse në komunat e tjera, deri më tash ka pasur interesim të vogël për të votuar .