Banorët e Parisit kanë votuar për mbylljen e qindra rrugëve për veturat. Shumica e pjesëmarrësve të referendumit mbështetën krijimin e 500 zonave të reja pa vetura.
Megjithatë, vetëm katër përqind e gati 1.4 milionë votuesve të regjistruar morën pjesë në referendum.
Në vitet e ardhshme, Parisi mund të eliminojë 10,000 vende parkimi. Saktësisht se cilat rrugë do të bëhen zona të gjelbra të këmbësorëve do të vendoset në nivel lokal dhe janë planifikuar rreth 25 rrugë të tilla në secilin nga 20 qarqet.
Për vite me radhë, Parisi, nën drejtimin e kryebashkiakes socialiste Ana Hidalgo, ka zbatuar masa për të reduktuar trafikun dhe zonat e gjelbëruara të qytetit, prandaj shumë e shohin atë si një model.
Deri më tani për qarkullimin e veturave janë mbyllur 220 rrugë, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit është ulur shpejtësia në 30 km/h.
Opozita konservatore kritikon qeverinë e qytetit dhe paralajmëron se mbyllja e rrugëve mund të ndikojë negativisht te tregtarët, dhe madje të vështirësojë punën e shërbimeve të urgjencës.







