Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, në bashkëpunim me Institutin Columbus po vazhdon të pranojë raportimet me SMS nga qytetarët të cilët deri në këtë moment kanë përfunduar procesin e votimit.
Në shtabin e fushatës “Voto dhe vëzhgo” deri në orën 12:00 kanë arritur mbi 1000 mesazhe në tri kategori dominuese “Gjithçka në rregull”, “Menaxhim i dobët i vendvotimeve” dhe “Probleme me listën e votuesve”.
KFOS dhe Instituti Columbus fton edhe njëherë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të raportojnë falas nga të gjithë operatorët mbi procesin e votimit në numrin e vënë në dispozicion 500 88.
“Kështu, edhe njëherë në zgjedhjet e 11 qershorit qytetari fuqizohet, duke u përfshirë në këtë proces zgjedhor, jo vetëm si votues, por edhe si vëzhgues dhe raportues i procesit, si mundësi jetike dhe garantuese e arritjes së standardeve më të larta demokratike në procesin zgjedhor. Operatorët e ‘Voto dhe vëzhgo’ vazhdojnë të mirëpresin raportimet nga qytetarët deri në përmbyllje të qendrave të votimit”.