Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Votimet mbahen në Kongo ndërsa partia kryesore opozitare bojkoton zgjedhjet

Votimet mbahen në Kongo ndërsa partia kryesore opozitare bojkoton zgjedhjet

Denis Sassou-Nguesso

Presidenti Nguesso kërkon të zgjasë sundimin e tij 36-vjeçar ndërsa kritikët thonë se vota nuk do të jetë e lirë dhe e drejtë.

Më shumë se 2.5 milion votues janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet të cilat Denis Sassou Nguesso, 77 vjeç, pritet ti fitojë ndaj gjashtë pretendentëve tjerë.

Lista e pretendentëve drejtohet nga ekonomisti Guy-Brice Parfait Kolelas, i cili u shtrua në spital të shtunën.

Nga partia e Kolelas nuk u tha se çfarë sëmundje kishte goditur 60-vjeçarin, por një anëtar i familjes i tha Associated Press se ai ishte diagnostikuar me koronavirus.

“Ngritu si një person… Unë po luftoj në shtratin tim të vdekjes, edhe ti lufto për ndryshimin tënd”, u bëri thirrje ai mbështetësve, duke thënë se zgjedhjet ishin për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Kisha Katolike poashtu ka ngritur pyetje në lidhje me drejtësinë e votës pasi qeveria refuzoi kërkesën e saj për të vendosur më shumë se 1.000 vëzhgues të zgjedhjeve.

Nguesso, një ish parashutist, u ngrit për herë të parë në pushtet në 1979 dhe që prej asaj kohe ka kaluar 36 vjet në detyrë, duke e bërë atë një nga udhëheqësit me qëndrimin më të gjatë në pushtet.

Ai po shpreson për një fitore në raundin e parë për të siguruar një mandat të katërt në drejtimin e vendit afrikano qendror me pesë milion banorë e që nijhet për prodhimin e naftës. /Mesazhi.com

Exit mobile version