Votimet/diaspora proteston para Pallatit të OKB-së në Gjenevë

Dhjetëra shqiptarë protestuan sot para OKB-së ne Gjenevë kundër diskriminimit të votës nga KQZ-ja në Kosovë. Ata kërkuan nga OKB-ja, hetim ndërkombëtar ndaj siq e kanë quajtur “masakrimit” të votës!

Në prag te zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, mërgimtaret në Zvicër të zhgënjyer nga injoranca e Qeverise dhe KQZ-së ndaj votave të diasporës, janë mobilizuar për ta mbrojtur votën e tyre, me ankesa, dikush me padi e ndokush me protesta, sikur komuniteti kosovar sot në Zvicër para pallatit të OKB-së ne Gjenevë, njofton gazeta shqiptare ne Zvicër “Le Canton27.ch”

“Po ashtu votimet me telefona ishin problematike, ku shumë persona janë bojkotuar nga KQZ-ja. Ka pasur sanksione nga KQZ-ja, ku mijëra persona nga diaspora janë ankuar se nuk janë thirrur me telefon nga KQZ-ja, siç u ishte premtuar” , i kanë deklaruar sot organizatoret e protestës para OKB-së në Gjenevë gazetarit te “Le Canton27.ch” ne vendin e ngjarjes.

Zhvillimet e deritashme të procesit zgjedhor, të organizuar nga KQZ-ja në krye me Valdete Dakën, tregon se interesi i këtyre të fundit nuk është mundësimi i pjesëmarrjes demokratike për mërgatën tonë, por pamundësimi i saj përmes pengesave antidemokratike…” thotë Asociacioni i Studentëve Shqiptarë (AEAG) në Gjenevë.

Sipas oratorëve, më 14 shkurt në Kosovë, votuesit nuk do të votojnë për partitë e djathta ose të majta, por kundër korrupsionit dhe mafias politike. Ata do të votojnë për partinë me “Duar të pastra”.

Bardhyl Mahmuti, një publicist i njohur në Zvicër, i ka dërguar një mesazh KQZ-së dhe Valdete Dakës në Prishtinë: “Mos abuzo, mos e zhdukni votën e diasporës shqiptare që po ju mban me bukë. Këto tendenca jo vetëm që janë antidemokratike, por është edhe një krim!

Kërkesat e protestës se sot të diasporës shqiptarepara OKB-së në Gjenevë ishin:

– Të tërhiqen të gjitha pengesat antidemokratike nga KQZ-ja, të cilat e përjashtojnë de facto shumicën e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje.

– Të pranohen të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë, të cilat dërgohen para 14 shkurtit. Pra, të merret data e dërgesës parasysh dhe jo data e arritjes.

– Të pranohen ankesat e dërguara me email në KQZ dhe PZAP dhe të zgjatet afati i pranimit të ankesave për personat që nuk janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit. Së bashku në mbrojtje të demokracisë- DU ME VOTU!.