Votë historike në SHBA, Trump akuzohet formalisht për kryengritje

Një shumicë e zyrtarëve të zgjedhur nga Dhoma e Përfaqësuesve votuan sot për të paditur zyrtarisht Donald Trump për nxitje të dhunës në Capitol Hill, duke hapur rrugën për një gjyq të dytë historik të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Pragu i 217 votave në favor të paditjes së Trump është tejkaluar, ndërsa Dhoma e Pwrfaqwsuesve me shumicë demokratike vazhdon të votojë për miratimin e padisë kundër miliarderit republikan, në një kryeqytet federal nën tension të lartë .

Dhjetë republikanët kanë votuar tashmë me demokratët në favor të fajësimit.

Gjyqi i Donald Trump, nga senatorët, është planifikuar të zhvillohet pasi ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.