Një makinist mbërrin me një minutë vonesë në stacionin hekurudhor, kompania e gjobit me 43 cent. Ngjarja që për mesdhetarët apo ballkanasit mund të tingëllojë e çuditshme, është verifikuar në Japoni, që është vendi me përpikmërinë më të lartë në botë, veçanërisht në sistemin hekurudhor.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në Qershor të vitit 2020. Makinist duhet të drejtonte trenin bosh në stacionin e Okayama dhe mbërriti në binarin e gabuar. Pasi e kuptoi e korrigjoi duke u pozicionuar në binarin e duhur e duke shkaktuar vetëm një minutë vonesë në nisje me pasagjerët.
Pasi është gjobitur nga kompania, makinisti ka hapur gjyq në muajin mars ndaj kësaj të fundit për dëme morale, duke kërkuar 2.2 mln yen, ose 17 mijë euro si dëmshpërblim.