Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Kosovën.
Von der Leyen do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me Osmanin Von der Leyen do të takohet në ora 09:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media, ndërsa, me Kurtin do të takohet në ora 11:00.
Ndryshe, Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Më pas, më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. /teve1