Von der Leyen: Rusia po e përdor edhe gazin si armë

Rusia është e interesuar ta përdorë gazin e saj si armë, edhe nëse kjo do ta shkatërronte atë ekonomikisht, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Moska ndërpreu furnizimin e saj me gaz në BE në fillim të këtij viti si hakmarrje për sanksionet e vendosura për pushtimin e Ukrainës.

“Ne po shohim se Rusia po djeg gazin e saj në vend që ta shesë atë”, tha Von der Leyen gjatë sesionit të parë të samitit vjetor të grupit G20, grup i ekonomive kryesore botërore.

”Sjellja e Rusisë ishte për të krijuar mungesa në tregjet globale të energjisë dhe rritja e çmimeve”, shtoi ajo.

”Përgjigjja jonë më e mirë ndaj situatës është të përshpejtojmë tranzicionin në forma të pastra të energjisë. Kjo ka qenë përgjigjja e vetme si ndaj krizës energjetike, ashtu edhe ndaj krizës klimatike dhe ofron mundësi të mëdha edhe për rajone të tjera të botës”, theksoi ajo. /atsh