Von der Leyen fton Kurtin në darkë me liderët Ballkanikë, i pranishëm edhe Vuçiq

Kryeministri Albin Kurti është i ftuar në drekë pune nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër (19 shtator) në Bruksel, bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja për media e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, në një konferencë për media, ka deklaruar se takimi në fjalë është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

“Për të deklaruar në thelb gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në kuadër të Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë”.

“Këto janë agjenda reformash që mbulojnë si reformat në aspektet socio-ekonomike, ashtu edhe në fushat themelore. Dhe sapo të finalizojmë këtë vlerësim, padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-së, në rast të një vendimi pozitiv nga komiteti IPA, atëherë komisioni do të miratojë agjendat”, ka thënë Pisonero