Mesazhi i Komisionit Evropian është se Ballkani Perëndimor është pjesë e të njëjtit Bashkim Evropian siç është BE-ja, deklaroi sot në një konferencë shtypi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
”Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera, gjithashtu të njëjtin fat dhe jam e bindur për këtë. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.
”Plani i investimeve ekonomike është zemra e angazhimit tonë në rajon. Është vendimtare për zhvillimin dhe integrimin e tregjeve të rajonit me ato evropiane”, shtoi von Der Leyen duke theksuar se e kupton frustrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për kohën e zgjatur të procesit të zgjerimit. /atsh