Se kur do të vë në prodhim VW, ndonjërën prej koncepteve të prezantuara ende nuk dihet
Prodhuesi gjerman është duke këmbëngulur t’i hyjë tregut amerikan, ku makinat që e kanë hapësirën për bartjen e mallrave janë shumë të popullarizuara.
Konceptet e Atlas Tanoak që u prezantua shumë më parë, si dhe modelit Amarok që do shitej vetëm në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë hyrë kurrë në prodhim.
Gjatë zhvillimit të Sao Paolo International Motor Show në Brazil, Volkswagen e ka prezantuar një tjetër koncept, kësaj rradhe Pioneering Pickup Truck.
Në fakt, këtu shfaqet vetëm një skicë, teksa detajet dhe pjesën tjetër pritet ta shohim më gjashtë nëntor. Njëjtë sikur konceptet tjera, entuziastët presin që ta shohin këtë Volkswagen të krijuar si makinë.