Gjiganti gjerman Volkswagen planifikon që në fabrikën e tij të prodhimit në Cvikau, dedikuar vetëm për vetura elektrike, të prodhojë 100.000 makina në vit.
Volkswagen edhe më tej po rikuperohet nga afera dizel nga viti 2015 dhe me këtë po tenton të fokusohet në teknologjinë e pranueshme ekologjike.
VW ka nisur nënbrendin e veçantë për vetura elektrike I.D, ndërsa njësitë e para priten vitin e ardhshëm.
Qëllimi përfundimtar i kompanisë është të prodhojë 100.000 njësi në vit deri në vitin 2020, që do të duhej të përmbushë kërkesat e tregut të popullarizuar të veturave elektrike.