Kompania gjermane Volkswagen, prodhuesi më i madh evropian i automobilave, paralajmëroi se vendimi i administratës së Donald Trumpit për të vendosur tarifa për import të çelikut dhe aluminit ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Evropian mund të shkaktojë luftë tregtare në të cilën nuk do të ketë fitues, transmeton Anadolu Agency (AA).
Volkswagen të premten publikoi një njoftim në të cilin vendosjen e tarifave e shikon me “keqardhje dhe shqetësim”.
“Ekzistojnë druajtje se kjo do të thotë fillim i spirales negative të masave dhe kundërmasave në të cilat në fund nuk do të ketë fitues”, theksohet nga Volkswagen.
Kompania me seli në Wolfsburg ka bërë thirrje për dialog mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të parimeve të pranuara të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) “për të parandaluar dëmin afatgjatë ekonomik”. Po ashtu, duke paralajmëruar se “çdo përshkallëzim është i dëmshëm për të dyja palët”.