Ballina Auto Volkswagen mohon të ketë plane për largimin e 30 mijë punonjësve nga...

Volkswagen mohon të ketë plane për largimin e 30 mijë punonjësve nga puna

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka mohuar raportin se po planifikon të largojë nga puna deri në 30,000 punonjës.

“Ne nuk e konfirmojmë këtë shifër”, u citua të ketë thënë një zëdhënëse e Volkswagen, pas raporteve për shkurtimet e propozuara të vendeve të punës në revistën gjermane të biznesit Manager Magazin.

“Një gjë është e qartë”, vazhdoi ajo.

” Volkswagen duhet të reduktojë kostot në vendndodhjet e tij gjermane. Kjo është mënyra e vetme që marka mund të fitojë para të mjaftueshme për investimet e ardhshme”.

“E si e arrijmë këtë qëllim së bashku me përfaqësuesit e punonjësve është pjesë e bisedimeve të ardhshme”, përmbylli zëdhënësja.

Kjo deklaratë vjen pasi Manager Magazin raportoi se prodhuesi i veturave po kërkonte të eliminonte vendet e punës në afat të mesëm, shkruan euronews.

Gjithashtu, përflitej se CEO Arno Antlitz po planifikonte të shkurtonte fondet për investime gjatë pesë viteve të ardhshme në 160 miliardë euro.

Këto pretendime kanë shkaktuar zemërim në mesin e përfaqësuesve të punëtorëve dhe shqetësim në mesin e politikanëve gjermanë.

Analistët në bankën e investimeve Jefferies kishin sugjeruar se VW po konsideronte mbylljen e dy deri në tre fabrikave, duke rrezikuar potencialisht dhe duke kërcënuar 15,000 vende pune.

Exit mobile version