Volkswagen është urdhëruar të paguajë një dënim penal prej 2.8 miliardë dollarësh në SHBA për mashtrim në testet e emisioneve të naftës.
Gjyqtari federal Sean Cox në Detroit ndoqi marrëveshjen e negociuar nga VW dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
“Ky është një mashtrim i madh dhe i qëllimshëm i kryer nga menaxhmenti i VW-së”, tha Cox.
“Ky rast përfshin gjithashtu edhe një dështim të bordit mbikëqyrës të VW, që është qeveria dhe aksionarët”, shtoi ai.
Dënimi u urdhërua të premten, gjashtë javë pasi prodhuesi gjerman i veturave u deklarua fajtor për komplot dhe pengim të drejtësisë.