Vojvoda te Atalanta, nesër dita vendimtare

Tashmë si duket po i vjen fundi edhe thashethemeve për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvodës.  

Mediat gjithandej në Itali e Belgjikë shkruanin për të ardhmen e Vojvodës, ndërkaq ai sot ka zbuluar gjithçka, shkruan IndeksOnline.

Në një përgjigje për portalin “Olle”, Vojvoda ka treguar se ka arritur marrëveshje me klubin italian, Atalantën.

“Drejtuesit e klubit kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes vete”, deklaroi ai.

Ai tregon edhe ditën finale kur do të vendoset nëse do të bëhet pjesë e Atalantas.

“Të hënën dihet gjithçka, pasi në këtë ditë është takimi final i klubeve”, shtoi 25-vjeçari.