Vogëlushja Elif, që u shpëtua 65 orë pas tërmetit, shtrohet në spital

Vogëlushja 3-vjeçare Elif Perinçek, e cila u shpëtua rreth 65 orë pas tërmetit në Izmir të Turqisë, dërgoi përshëndetje nga njësia e kujdesit intensiv ku ajo trajtohet në spitalin e Universitetit Ege, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamje të parë, vogëlushja Elif e cila është nën kujdes intensiv për shkak të masave paraprake, vërehet se i ka sytë e hapura dhe se në shtratin e saj, ku merr mbështetje me oksigjen, gjithashtu ka edhe lodra.

Universiteti Ege ka ndarë pamjet nga shtrati i Elifit dhe ka njoftuar se trajtimi i vogëlushes vazhdon me kujdes.

Edhe nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, kishte mbetur për nën rrënoja, prej nga u nxorr një ditë pas tërmetit bashkë me 3 fëmijët e saj. Njëri nga fëmijët, djali Umut Perinçek humbi jetën, ndërsa ndërkohë vazhduan punimet për të gjetur nën rrënoja edhe fëmijën tjetër Elif Perinçek.

Kur Elifi u nxorr nga rrënojat e tërmetit, vogëlushja mbante të kapur gishtin e njërit prej punonjësve të kërkim-shpëtimit.