Vogëlushja dhe televizioni

Pasi e vëren se televizioni i shtëpisë nuk punon, zonja e shtëpisë e thirr mjeshtrin për ta rregulluar.

Mjeshtri vjen ne shtëpi dhe e hap televizionin, brenda tij gjen copa buke. Menjëherë e kuptuan se kush e kishte bërë, nuk mund te ishte dikush tjetër pos vajzës së vetme katër vjeçare.

Para se ta qortoj, zonja e shtëpisë vendos ta dëgjoj vogëlushen pse e kishte bërë këtë gjest. Pasi e kuptoi shkakun, e shtrëngoi fort dhe filloi të qaj.

Vogëlushja në televizion kishte shikuar një emision dokumentar me fëmijët e Afrikës. Ende pa mbaruar, ajo kishte marrë disa copa buke dhe i kishte futur nëpër vrimat e televizionit, për ti ushqyer fëmijët e uritur.