Siriani 10-vjeçar Muhammed Sabboh, i cili humbi shikimin në sulmet ajrore të regjimit të Assadit para 5 vitesh ndaj qytetit të Idlib të Sirisë, jeton me shpresë që të rifitojë shikimin duke u operuar në Turqi.
Bota e Muhammedit nga Idlibi u errësua para 5 vitesh kur avionët luftarakë të regjimit të Assadit hodhën bombë në drejtim të shtëpisë së tyre. Muhammedi në këtë sulm humbi shikimin, i ati, Ahmedi këmbët, ndërsa motra e tij Vefa një krah.
Ai dhe familja e tij janë duke u munduar ta vazhdojnë jetesën e tyre në rrethin Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë me ndihmat e bamirësve, ndërsa pret ditën kur do të arrijë ndihma për t’u trajtuar.
Sabboh, në deklaratën për Anadolu Agency (AA), tregoi se përderisa ka luajtur para shtëpisë së tyre ka ndodhur incidenti, por se ai nuk kujtohet asgjë përveç një zhurme të madhe dhe britma.
Vogëlushi shpjegon se pasi ka ardhur në vete nuk ka mundur të shohë. Ata kanë braktisur Idlibin pas sulmeve të cilat u intensifikuan, duke u vendosur në afërsi të kufirit me Turqinë.
Muhammed tha se një kohë të gjatë këtu janë përballuar me kushte të vështira, të cilat i tejkaluan me ndihmat e nënës së tij.
Lufta, sipas tij, jo vetëm sytë por ia ka marrë edhe të ardhmen pasi ai tani nuk mund të shohë. “Dëshiroj që përsëri ta shohë nënën time, babain dhe shokët e mi. Dëshiroj të shkoj në shkollë dhe të luaj me top”, u shpreh vogëlushi Muhammed.
“Lufta ashtu siç çdo familje edhe ëndrrat tona i la në gjysmë”
Nga ana e saj, nëna Hasne Serakbi, tregoi se sulmet e regjimit të Assadit ka errësuar jetën e tyre.
Ajo rikujtoi se para rreth 3 muajsh kanë hyrë në Turqi.
Serakbi tha se me ndihmat e bamirësve po e sigurojnë jetesën. “Lufta ashtu siç çdo familje edhe ëndrrat tona i la në gjysmë. Bija ime dhe bashkëshorti im mbetën në Siri. Unë erdha në Turqi me shpresën se biri im mund të shoh përsëri. Dëshiroj që të ndriçohet jeta e errët e birit tim duke e trajtuar atë. Çdo dit qan. Thotë që dëshiron të shoh dhe të luaj me shokët”, tha nëna.