Vodafone dhe Google forcojnë partneritetin, sjellin inteligjencën artificiale gjeneruese në Europë dhe Afrikë

Vodafone tha se do të zgjeronte qasjen në pajisjet Pixel të Google përmes rrjetit të saj 5G në Europë dhe të vijojë promovimin e ekosistemit të Android.

Gjiganti Britanik i telekomunikacionit Vodafone tha ditën e Marte se ka forcuar partneritetin strategjik me Google përmes një marrëveshjeje 10 miliardë dollarëshe për të sjellë pajisjet e reja me inteligjencën artificiale gjeneruese tek konsumatorët në Europë dhe Afrikë.

Vodafone tha se do të zgjeronte qasjen në pajisjet Pixel të Google përmes rrjetit të saj 5G në Europë dhe të vijojë promovimin e ekosistemit të Android.

Kompanitë teknologjike botërore po konkurrojnë për të joshur konsumatorët të blejnë telefonë të fundit duke lançuar funksionalitete AI. Apple, Google dhe Samsung kanë filluar të ofrojë një suitë funksionalitetesh AI vizuale, tekst dhe audio.

Vodafone do të ofrojë planet me pagesë Google One AI, ku përfshihet Gemini Advanced, në disa vende të botës në 2025. Vodafone gjithashtu do të përdorë platformën Google Cloud për sipërmarrjet si pjesë e këtij partneriteti.

Aktualisht gjiganti i kërkimit onlline është në një garë AI me kompani si OpenAI që ka mbështetjen e Microsoft dhe Nvidia.