Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vlorë, burrë e grua gjejnë vdekjen nga rrjedhja e gazit

Vlorë, burrë e grua gjejnë vdekjen nga rrjedhja e gazit

Një çift është gjetur i pajetë në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Policia thotë se është informuar për ngjarjen përmes një telefonate të mbërritur në orën 11:15 minuta të së premtes.

Shërbimet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku brenda në banesë, në lagjen “Pavarësia” janë gjetur të pajetë trupi i shtetasit me inicialet Rr.T., 60 vjeç dhe bashkëshortes së tij me inicialet P.T., 56 vjeç.

Policia thotë se shkak i vdekjes së çiftit është bërë një rrjedhje gazi, që i ka asfiksuar ata.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për t’u kryer ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Exit mobile version