Ashtu si shumë skuadra të Kosovës që po ndjekin rrugën e transfertave nga Shqipëria, ashtu ka vepruar edhe Vllaznia e Pollozhoranit.
Klubi më i ri në Superligën e Kosovës ka nënshkruar me mesfushorin Arbër Basha, 19 vjeç, një lojtar që ka dalë nga ekipet zinxhir të “Akademisë së Futbollit” në Tiranë, e drejtuar nga Alban Bushi.
Basha është në xhiron e lojtarëve te Kombëtares U-21 te Shqipërisë dhe luan si mesfushor shkatërrues, ndërsa kalimi në Kosovë bëhet si eksperienca e pare si futbollist profesionist.