Pema e pjeshkës ka një histori të lashtë. Me origjinë nga Kina, ka ndikuar në kulturën dhe artin e të gjitha vendeve ku është importuar.
Pema e pjeshkës ka një histori të lashtë. Me origjinë nga Kina, ka ndikuar në kulturën dhe artin e të gjitha vendeve ku është importuar. Fillimisht në Egjipt e më pas në të gjitha vendet mesdhetare e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që aktualisht janë prodhuesit më të mëdhenj të pjeshkëve në botë.
Ka disa varietete të saj: pjeshka që konsumohet e freskët (me tul të verdhë ose të bardhë), nektarina dhe pjeshka e industrisë. Sipas varietetit, fruti mund të piqet nga fundi i majit deri në shtator.
Pjeshkët në kuzhinë.
Pjeshkët kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, si në tavolinë, ashtu edhe për ëmbëlsira. Kur blihen pjeshkë të freskëta, duhet të zgjidhen duke u nisur nga aroma e tyre dhe mungesa e njollave. Nëse blini pjeshkë të papjekura mirë, duhet t’i lini të bëhen në temperaturën e ambientit. Pjeshkët e pjekura ruhen në frigorifer, ku mund të rezistojnë për pak ditë.
Pjeshkët mund edhe të gatuhen, pasi të pjekura shkojnë shumë me amaretat.Janë përbërës kryesorë edhe për shurupe, akullore, marmalata dhe shumë ëmbëlsira.
Përsa i përket përgatitjeve industriale, më të përhapurat janë pjeshkët për lëng.Vetitë e mira për shëndetin
Në Kinë janë njohur gjithmonë vlerat e pjeshkës si pastruese, tretëse dhe ndihmuese për qarkullimin e gjakut dhe lehtësuese për dhimbjen e kokës.
Pjeshkët janë të pasura me ujë dhe fibra, me pak kalori dhe pa yndyrna. Këshillohen për dieta pa kalori, pasi kanë vlera ushqyese dhe të ngopin. Kanë gjithashtu edhe vlera antioksiduese dhe laksative falë pektinës.
Vlerat ushqyesePër 100 gramë, një pjeshkë përmban 89% ujë, 1 gram fibra, 10 gramë sheqer. Të gjitha këto përbëjnë një total prej 30 kcal.
Mineralet më të pranishme janë potasi (190 mg), fosfori (20 mg) dhe në sasi shumë të vogla magnezi dhe kalciumi. Vitamina C është më prezentja, ndërsa në sasi të vogla gjenden edhe vitamina B1, B2, B3, B5, B6 dhe vitamina A.