Hithra përdoret kryesisht për mbushje në gatimet e byrekut por edhe të zier si sallatë.Megjithatë, në mbarë botën hithra është perdorur si çaj gjatë gjithë vitit.Ajo kombinohet shumë mirë në shije dhe vlera me limonin dhe farat e karafilit.
Vlerat e jashtëzakonshme Të Hithrës
Ekspertët paralajmërojnë se vlerat e jashtëzakonshme të hithrës e bëjnë atë një faktor në falimentimin e farmacive.Përbërësit e hithrës janë efikasë kundër alergjive, artritit, astmës, infeksioneve urinare, gurëve në veshka, sklerozës e shumë të tjerave.
Çaji me Hithër Dhe Fara Karafil Për Më Shumë Hidratim
Çaji i ftohtë i hithrës dhe fara karafili është i ëmbël, i shijshëm dhe i pasur në vitamina e minerale.
Për përgatitjen e çajit si fillim duhet të nisni me hithrën.
Vendosni hithrat, të thata ose të freskëta, në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr.
Për një filxhan me hithra, ju nevojiten 2 filxhanë me ujë. Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta.
Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan.
Më pas prini një limon në feta dhe në disa prej tyre fusni fara karafili.
Ky çaj rekomandohet nga ekspertët sepse ofron shumë vlera në një filxhan.
Kombinimi i limonit, hithrave, farave të karafilit dhe limonit është i jashtëzakonshëm.
Ai shmang dehidratimin që ndodh shpesh por edhe furnizon organizmin me vitamina dhe minerale.
Vitaminat më të shumta që ofron ky çaj janë: vitamina C, K, B dhe E.
Ky çaj është shumë i pasur me minerale si kalciumi dhe magnezi.