Mëngjesin e 14 Nëntorit vlera e kriptomonedhave arriti në 3.2 trilionë dollarë sipas CoinGecko duke tejkaluar rekordet e vendosura në 2021.
Vlera e tregut global të kriptomonedhave kapërceu nivelin e 3 trilionë dollarëve ndërsa zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë paralajmëron një boom të këtyre aseteve.
Mëngjesin e 14 Nëntorit vlera e kriptomonedhave arriti në 3.2 trilionë dollarë sipas CoinGecko duke tejkaluar rekordet e vendosura në 2021.
Bitcoin dominon tregun ndërsa ditën e djeshme arriti deri në 93,480 dollarë. Zgjedhja e Trump dhe shumë ligjvënësve pro-kripto në Kongresin Amerikan ka nisur një valë euforie ndërsa industria në fjalë shpreson se administrata e re do të jetë më miqësore ndaj kriptoaseteve.
Që nga dita e zgjedhjeve, Bitcoin është rritur me 30 përqind duke kapërcyer 90 mijë dollarët. Kriptomonedha e dytë më e madhe në botë Ether është rritur me 33 përqind në 3,200 dollarë.
Fondet e tregtueshme kripto (ETF) janë blerë në masë dhe shërbejnë si një indikator se institucione financiare po blejnë të cilat nuk janë përfshirë vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Analistët parashikojnë që Bitcoin të arrijë në 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit.