Ebu Hurerja (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë:
“Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut, ka një shpërblim që i dhjetëfishohet. Nuk them se elif, lam, mim janë një shkronjë e vetme, por elif është një shkronjë, lam një shkronjë dhe mim një shkronjë tjetër.”
Çfarë mësojmë nga hadihi i mësipërm?
1 – Leximi i Kuranit ka një vlerë të rëndësishme dhe shpërblim të madh te Zoti i gjithësisë.
2 – Muslimani përpiqet ta mësojë përmendësh Kuranin dhe të punojë me të.
3 – Zoti e do atë njeri që lexon Kuranin.
Mësim praktik:
Amari e do Allahun dhe Kuranin, dhe megjithëse është ende i vogël, ai ka mësuar përmendësh 3 xhuze nga Kurani. Ai e lexon Kuranin gjatë gjithë vitit dhe shpreson të marrë shpërblimin e Zotit e të fitojë kënaqësinë e Tij.