Vlera e Bitcoin në pronësi të Strategy arrin në 41 miliardë dollarë

Sot Strategy ka 499,226 BTC në posedim që vlerësohen me afro 41.4 miliardë dollarë. Kompania zotëron rreth 2.5 përqind të Bitcoin-vë në qarkullim.

Kompania Strategy e Michael Saylor ka rifilluar blerjen e Bitcoin. Pas një ndërprerje disa javore, firma e inteligjencës s biznesit bleu 10.7 milionë dollarë BTC duke shtuar 130 monedha në portofolin e saj masiv prej afro gjysmë milionë Bitcoin.

Blerja e bërë së fundi kishte një çmim mesatar prej 82,981 dollarë për Bitcoin ndërsa është shuma më e vogël që kompania ka investuar që prej 2020-ës kur e filloi këtë proces.

Sot Strategy ka 499,226 BTC në posedim që vlerësohen me afro 41.4 miliardë dollarë. Kompania zotëron rreth 2.5 përqind të Bitcoin-vë në qarkullim.

Gjiganti synon të afrojë 42 miliardë dollarë financime në tre vitet e ardhshme për të zgjeruar portofolin e saj si pjesë e strategjisë për të blerë Bitcoin si një aset kyç pavarësisht luhatjeve të tregut.

Ndërsa kjo e fundit ishte blerja më e vogël e Strategy, më e madhja ishte më 24 Shkurt 2025 ku shpenzoi afro 2 miliardë dollarë për të blerë 20,365 BTC. Që prej Nëntorit kompania ka blerë Bitcoin çdo javë.

Javën e kaluar Saylor tha se me krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin, SHBA-ja mund të blerë deri në 20 përqind të furnizimit total të kriptomonedhës më të madhe në botë dhe ta përdorë për të eliminuar borxhin e saj publik.