Ballina Arritje Teknologji VLC Video Player titron dhe përkthen videot në kohë reale përmes AI

VLC Video Player titron dhe përkthen videot në kohë reale përmes AI

Kempf tha se më shumë se 100 gjuhë janë planifikuar të mbështeten. Akoma më i rëndësishëm është fakti se funksionon lokalisht pa pasur nevojë për shërbimet cloud.

Luajtësi popullor open-source i videove, VLC, demonstroi në CES 2025 përkthimin dhe titrimin në kohë reale të videove.

Organizata VideoLAN e cila zhvillon aplikacionin, publikoi një video ditën e Marte ku presidenti Jean-Baptise Kemph tregonte funksionalitetin e ri duke përdorur modelet AI open-source për gjenerimin e titrave të videove në disa gjuhë të ndryshme.

Kempf tha se më shumë se 100 gjuhë janë planifikuar të mbështeten. Akoma më i rëndësishëm është fakti se funksionon lokalisht pa pasur nevojë për shërbimet cloud.

Titrimi përmes inteligjencës artificiale ka qenë nën zhvillim prej disa kohësh në formën e një shtese duke përdorur sistemin e njohjes së zërit Whisper të OpenAI.

Por kjo demo tregon se një funksionalitet i tillë është integruar direkt në aplikacionin VLC dhe përkthen titrat në kohë reale. Ende nuk është vendosur debutimi i veçorisë.

Kësaj jave VideoLAN gjithashtu festoi 6 miliardë shkarkime. /

Exit mobile version