Vjosa Osmani takohet me Erdoganin: Të përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka pritur sot në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në takimin e zhvilluar në Stamboll u diskutua për marrëdhëniet Turqi-Kosovë, çështjet rajonale dhe globale si dhe zhvillimet e fundit Izrael – Palestinë.

Presidenti Erdoğan tha në takim se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë në unitet për të dhënë llogari për situatën në Izrael.

Ai ka njoftuar se Turqia po vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar armëpushim të përhershëm në rajon dhe për të dhënë ndihmë humanitare në Gaza.

Presidenti Erdoğan deklaroi se Turqia do të rrisë mbështetjen për njohjen e Kosovës dhe se rruga e paqes dhe stabilitetit në rajonin ku ndodhet Kosova zgjidhet përmes dialogut.