Vjosa Osmani: Do të kërkoj nga Kushtetuesja vendim për martesat e komunitetit LGBTI

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se nëse do të vjen në krye të qeverisë do të rregullojë me ligj çështjen e martesave për komunitetin LGBTI.

Ajo thotë se këtë vendim do ta kërkojë nga Gjykata Kushtetuese dhe se çfarëdo që është vendimi, do ta respektojë.

 “Shpresoj se do ta kemi një vendim te Gjykatës Kushtetuese, unë vij nga një parti e djathtë, tradicionale, por do ta respektoj cilindo vendim që gjykata ta marr, esenciale është që asnjë njeri në Kosovë të ndihet i pasigurt”, tha ajo.

Këto komente Osmani, i bëri në debatin “Fol hapur”, me temën “Shteti funksional sipas Vjosa Osmanit”.

Kjo është kandidatja e vetme që deri më tani ka dalur haptas në mbështetje të martesave midis këtij komuniteti./Mesazhi/