Të lindësh mes fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës je vërtetë me fat.
Të paktën këtë e thonë disa studiues të Bristol University, sipas të cilëve, të lindësh në këtë periudhë trupi zhvillohet më shpejt dhe është më i shëndetshëm në krahasim me ata që lindin në pranverë apo ne dimër.
Në studim kanë marrë pjesë rreth 7 mijë fëmijë dhe sipas shkencëtarëve, ndoshta shumë merita në këtë aspekt i ka Dielli që në periudhën mes verës dhe vjeshtës është shumë herë më i pranishëm se gjatë dimrit dhe pranverës.
Rrezet e Diellit nxisin prodhimin e vitaminës D tek shtatzënat dhe kjo favorizon krijimin e një organizmi të shëndetshëm.