Vjen reagimi nga VV-ja: Hoti dhe delegacioni i tij ia sollën Kosovës dëmet e radhës

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës.

Ajo tha se ata hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, shkruan Indeksonline.

“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.

Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!”.