Bernard Berisha gjen golat e radhës në Rusi. Sulmuesi anësor i Akhmat Grozny, ka realizuar golin e tretë dhe të katërt për skuadrën e tij në transfertën kundër Krasnodar.
Ekipi çeçen po udhëheq 0-4 jashtë fushe, teksa 29-vjeçari nga Peja tundi rrjetën në minutat 51′ dhe 68′. Finalizim i bukur te goli i parë i lojtarit dardan , i cili shmangu portierin kundërshtar përpara se të dërgonte topin në rrjetë.
Beridha nuk u ndal dhe festoi sërish në mesin e fraksionint të dytë të ndeshjes. Kundërsulm perfekt i Akhmat dhe gol i Berishës pas një asisti të marrë nga sllovaku Almasi.
Goli i tetë sezonal në Premier League e Rusisë për lojtarin e Kosovës (sot u fut në fushë në minutën e 37-të). Berisha është golashënuesi më i mirë i Akhmat, teksa numëron edhe dy asiste në kampionat.