Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në kufirin SHBA – Meksikë, një ditë pasi presidenti Donald Trump e tërhoqi politikën e imigracionit dhe ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve nga familjet.
Mirëpo, ajo që ka rënë në sy më herët atë ditë ishte mesazhi që po përcillte zonja e parë.
Ajo është fotografuar duke hipur në aeroplan në Teksas, ku kishte veshur një pallto të firmës Zara në të cilën shkruhej: “Mua nuk më intereson. Po ty?”
Fotografi që i ka bërë fotot nuk ka mundur të fotografojë një pjesë të palltos, por duket që është e njëjta me atë që gjendët në dyqanet e Zara dhe kushton 39$.
‘’Është një pallto. Nuk ka mesazh të fshehur. Pas vizitës së rëndësishme, shpresoj që media nuk do të zgjedhë të fokusohet në veshjen e saj‘’.