Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka arritur në Kosovë, ku ka shkuar për viztë te varri i babit të tij në Burojë të Skenderajt.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle për teve1.info tha se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë.
Nga kjo Gjykatë nuk kanë treguar se sa do të qëndrojë i njëjti në Kosovë.
“Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. Kjo është vizita e katërt në paraburgim e z. Thaçi në Kosovë”, thuhet në përgjigje.
Pas vizitës te varri i babait që u varros të martën më 18 mars, Thaçi po qëndron edhe tek familja në Burojë të Skenderajt