Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vitin e kaluar humbën jetën 69 migrantë të parregullt në përpjekje për...

Vitin e kaluar humbën jetën 69 migrantë të parregullt në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

Përderisa 69 migrantë të parregullt humbën jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez gjatë vitit 2024 për të arritur në Britani të Madhe, Këshilli i Refugjatëve i bëri thirrje qeverisë britanike të zhvillojë rrugë legale të migrimit për të reduktuar vdekjet dhe udhëtimet e rrezikshme, transmeton Anadolu.

Organizata joqeveritare “Këshilli i Refugjatëve” që ka punuar për migrantët e parregullt dhe azilkërkuesit në Britani që nga viti 1951, publikoi raportin “Vdekjet në Kanalin Anglez – Çfarë duhet të ndryshojë”.

Raporti thekson se viti 2024 është viti me numrin më të madh të vdekjeve të migrantëve të parregullt në Kanalin Anglez, me 69 vdekje të regjistruara.

Duke vënë në dukej se ndërhyrja e qeverisë britanike kundër trafikantëve të qenieve njerëzore zbuloi rrugë më të rrezikshme, raporti bën të ditur se pavarësisht vdekjeve, nuk është ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Kanalin Anglez.

Në raport iu rekomandua qeverisë britanike të zhvillojë metoda të sigurta të vizave dhe azilit për të parandaluar një udhëtim të rrezikshëm.

Në kuadër të kësaj, u kërkua që të zhvillohen mënyra ligjore si bashkimi familjar, vizat e fëmijëve dhe sponsorizimi. Ndërsa qeverisë iu kërkua të zbulonte moshën, kombësinë dhe gjininë e atyre që vdiqën gjatë kalimit të Kanalit, duke kërkuar bashkëpunim me qeverinë franceze.

– Nuk dihet identiteti dhe gjinia e 34 të vdekurve

Raporti përfshinte detaje të përpiluara nga organizata joqeveritare dhe autoritetet zyrtare në lidhje me vdekjet gjatë kalimit të Kanalit Anglez.

Sipas kësaj, në vitin 2024 Kanalin Anglez e kanë kaluar 36.816 persona ndërsa të paktën 69 kanë humbur jetë gjatë këtij udhëtimi. Kjo shifër u regjistrua si vdekja më e lartë në bazë vjetore.

Edhe pse më pak vdekje u regjistruan në vitin 2022 me 5 të vdekur, më shumë se 45 mijë migrantë të parregullt kaluan Kanalin duke thyer rekord.

Përderisa 16 nga ata që humbën jetën vitin e kaluar u regjistruan të jenë meshkuj, gjithashtu u regjistrua vdekja e 12 fëmijëve dhe 7 grave ndërsa gjinia dhe identiteti i 34 personave nuk u përcaktua.

Sipas të dhënave zyrtare, migrantët kryesorë të parregullt që shkojnë në Britani janë afganë, vietnamezë dhe iranianë.

Exit mobile version