Ballina Lajmet Kosovë Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre...

Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata epidemiologjike mbetet akoma e ndjeshme dhe e paqëndrueshme në vendin tonë.

Në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë administruar më shumë se 1 milion doza dhe më së paku një dozë janë vaksinuar mbi 680.000 qytetarë apo mbi 50 për qind qytetarë që mund ta marrin vaksinën.

Tutje ai ka paralajmëruar se numri i hospitalizimieve mund të rritet përseri.

“Valë të reja natyrisht që do të ketë dhe numri i hospitalizimieve mund të rritet përseri. Mbi 93 për qind e hospitalizimeve janë të pavaksinuar dhe ky është një trend që po e ndjek edhe vendet tjera”, shtoi ai.

Vitia theksoi se nga kjo javë ekipet e vaksinimit, në të gjitha qendrat do të punojnë 7 ditë në javë dhe për gjatë festave zyrtare për të ofruar qasje për t’u vaksinuar.

“Nga rekomandimet e fundit kanë treguar se vaksina është e sigurt edhe për gratë shtatëzëna”, tha tutje.

Një pjesë e masave do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, pra deri më datën 26 shtator, kurse një pjesë do të shtohen ashtu siç kemi paralajmëruar.

Ai ka shtuar se ndër masat e reja është mbyllja e institucioneve parashkollore e qëndrimeve ditore, shtyrja e fillimit të mësimit për dy javë, ndalimi i mësimit me prezencë fizike në universitete.

Po ashtu studentët për t’iu mundësuar regjistrimi në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.

Exit mobile version